Ka ndërruar jetë publicisti Arsim Zekolli
Është shuar sot nga jeta në moshën 60 vjeçare publicisti Arsim Zekolli, një nga zërat më kritik të politikës në vend. Lajmin për vdekjen është bërë i ditur nga familja e tij e ngushtë.
“Me dhimbje të thellë dhe me pikëllim të madh ju informojmë se sot, më 8 qershor 2026, në orët e hershme të mëngjesit, pa pritur ndërroi jetë vëllai ynë, Arsim Sulejman Zekollit”, thuhet në njoftimin mortor të vëllati të të ndjerit, Shefqet Zekolli, i njoftoi se, ceremonia e varrimit zhvillohet pasditen e sotme në fshatin Bllacë në Kosovë.
Zekolli ka qenë historian i artit, ish gazetar, aktivist humanitar, përkthyes, ambasador e zyrtar në organizatat ndërkombëtare.
Megjithatë, përtej detyrave që ka ushtruar e profesionet që ka pasur në jetën e tij, Zekolli njihej në opinion si një erudit, njohës i thellë i artit e një shpirt i lirë, të cilat të gëshëtuara së bashkur përbënin një mendje të ndritur.
Zekolli do të mbahet mend për kritikën e tij të mprehtë, polemikat e argumentuara e analizat me këndvështrime unike.
Lajmin për vdekjen e tij është pritur me pikëllim të thellë dhe për të kanë shkruar njerëz të profileve të ndryshme, duke kujtuar veprën e tij dhe duke shprehur ngushëllime në rrjetet sociale.
Teuta Buçi /SHENJA/