Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Hasani: Ligji për Përfaqësim letër boshe
Maqedoni

Hasani: Ligji për Përfaqësim letër boshe

June 10, 2026

AA

Propozimligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat i miratuar në Qeveri dhe i vendosur sot para deputetëve vazhdon të përplasë partitë e bllokut shqiptar. Edhe sot, kur kryeparlamentari të njëjtin ligj e lexoi para deputetëve në seancë plenare, ishte opozita ajo që kërkoi që pika në fjalë të hiqet nga rendi i ditës sepse është ligj i paplotë dhe nuk ofron zgjidhje reale të problemit.

Ilir Hasani nga Bashkimi Demokratik për Integrim deklaroi se është fakteqësi që ligji është përgatitur nga një parti shqiptare pjesë e pushtetit dhe nga një zv/kryeministër, i dorëhequr e i cili po shpërblehet me pozitë ekskluzive në Bruksel.

LIR HASANI – DEPUTET, BDI

“Ky ligj po sillet si një fluskë e zbrazët, si një ligj pa kokër përmbajtjeje për t’i mbrojtur disa gjëra të cilët janë përmbajtësore, substanciale në RMV. Respektivisht përfaqësimin e drejtë në institucione. Mendoj, për momentin, ashtu siç e kam parë, ky ligj është një fluskë bore, në cop letër e zbrazët dhe pa përmbajtje. Ju lutem VLEN-it të mos e duroni këtë përbuzje të cilën janë duke ua bërë në çdo moment VMRO-ja në Qeveri dhe kryeministri njëashtu që çdo dit, po i shofim skandalet njëra mbas tjetrës dhe ju nuk po guxoni në asnjë mënyrë të reagoni”.

Deputeti tjetër opozitar, Halil Snopçe kërkoi nga Afrim Gashi dhe deputetët që nga rendi i ditës të hiqet, ligji kundër lojrave të fatit sepse siç tha është i ngjashëm me ligjin e përgatitur nga Artan Grubi e të cilën pushteti i sotëm e kritikonte kur ishte në opozitë.

HALIL SNOPÇE – DEPUTET – ASH

“Gati se nuk ka asnjë dallim ky propozim ligj, me propozim ligjin që u dha në mandatin e kaluar dhe ne e emërtuam si ligji i Artan Grubit. Të cilin e kundërshtuam shumë keq, shumë ashpër dhe pikërisht, kjo shumicë parlamentare e kundërshtoi, po edhe unë e kam kundërshtuar. Nuk ka logjik tani të njëjtin ligj të Artan Grubit, ta kalojmë në këtë përbërje parlamentare. Kjo thjeshtë është një oskimoron dhe nuk shkon. Pra, kur Artan Grubi ishte në pushtet ne e kundërshtuam fuqishëm ligjin, e bllokuam nuk e përkrahëm. Tani kur Artan Grubi është në paraburgim shtëpiak, kur nuk merret aspak me politikë ndoshta e kalojmë të njëjti”.

Edhe pse ishin të zëshëm dhe kërkuan tërheqjen e pikave nga rendi i ditës, kërkesat e Hasanit dhe Snopçes nuk u morën parasysh dhe deputetët e shumicës nuk votuan fare as pro e as kundër duke i injoruar kërkesat e opozitarëve.

Mevludin Imeri /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Kushtetuesja pret gjyqtarin e fundit për të vendosur për “Gjuhën

November 13, 2026
Maqedoni

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari: “Nuk mund t’i kesh edhe

November 13, 2026
Kosovë

Ratifikohen katër marrëveshje ndërkombëtare, tri me Suedinë e një me

November 13, 2026
Maqedoni

SHASIVARI HAP PROCESIN LIGJVËNËS NDAJ PUBLIKUT-KODI I RI PENAL DHE

November 13, 2026
Maqedoni

Maqedonia e Veriut renditet e 41-ta në Evropë për GDP-në

November 13, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5164
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15480
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Kushtetuesja pret gjyqtarin e fundit për të vendosur

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski thotë se e presin gjyqtarin e fundit për t’u kompletuar përbërja e gjykatës pas

Maqedoni

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari: “Nuk mund t’i

INA: Ministër Shasivari, debati për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe po shoqërohet me reagime politike. Cili është komenti juaj?

Maqedoni

SHASIVARI HAP PROCESIN LIGJVËNËS NDAJ PUBLIKUT-KODI I RI

Transparencë, llogaridhënie dhe përfshirje e ekspertizës publike në reformën e drejtësisë. Ministri Shasivari hap dy projektligjet më të rëndësishme penale

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.