Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Aliu: Ligji për mbrojtjen nga përdorimi i produkteve të duhanit kaloi në lexim të parë në seancë plenare
Maqedoni

Aliu: Ligji për mbrojtjen nga përdorimi i produkteve të duhanit kaloi në lexim të parë në seancë plenare

June 12, 2026

AA

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu njofton se Ligji për mbrojtje nga duhani ka kaluar në leximin e parë në Kuvend.

“Propozim-ligji për mbrojtjen nga përdorimi i produkteve të duhanit ose produkteve të ngjashme dje kaloi në lexim të parë në seancën plenare të Kuvendit. Ky është edhe një hap i rëndësishëm institucional drejt mbrojtjes më të madhe të shëndetit publik, veçanërisht të fëmijëve, të rinjve, joduhanpirësve dhe të gjithë qytetarëve që kanë të drejtë për një hapësirë publike të shëndetshme dhe të sigurt. Ligji pasqyron realitetin e kohës së sotme, në të cilën, përveç cigareve klasike, ekzistojnë cigaret elektronike, produktet e duhanit të ngrohura dhe forma të reja të produkteve me nikotinë, të cilat kërkojnë një rregullim bashkëkohor dhe të qartë,” shpjegon ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Nga atje thonë se duhani lidhet me mbi 3.600 raste vdekjesh në vit, ndërsa humbjet ekonomike vlerësohen në mbi 600 milionë euro në vit. Veçanërisht shqetësuese janë të dhënat statistikore që tregojnë se 13,6% e të rinjve nga 13 deri në 15 vjeç përdorin produkte të duhanit ose nikotinës, 57% e nxënësve janë të ekspozuar ndaj tymit pasiv në hapësira publike të mbyllura, ndërsa 73% e të rinjve duhanpirës kanë deklaruar se nuk janë penguar të blejnë cigare për shkak të moshës.

“Ky ligj është për shëndetin e qytetarëve dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë. Me të vendosen rregulla më të qarta për tarracat, mbrojtje më e madhe në institucionet shëndetësore, arsimore dhe të kujdesit për fëmijët, kufizime për pirjen e duhanit në prani të fëmijëve, si dhe ndalim i plotë i reklamimit dhe promovimit, përfshirë edhe përmes platformave online dhe rrjeteve sociale. Shëndeti nuk ka çmim dhe nuk ka alternativë,” shton Aliu.

Njëkohësisht, ai thekson se pas hartimit të kësaj zgjidhjeje ligjore qëndron një proces i mundimshëm, gjithëpërfshirës dhe jashtëzakonisht i përgjegjshëm i konsultimeve të gjera me të gjitha palët dhe aktorët e interesuar, në kuadër të të cilit janë mbajtur 7 takime pune me industrinë e duhanit, 5 takime me sektorin e hotelerisë dhe gastronomisë, harmonizime me institucionet shtetërore dhe me gjithsej 14 organe inspektuese dhe mbikëqyrëse. Gjithashtu, përmes ENER-it janë shqyrtuar në detaje 58 komente nga qytetarë, tregtarë dhe ekspertë.

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

SHASIVARI HAP PROCESIN LIGJVËNËS NDAJ PUBLIKUT-KODI I RI PENAL DHE

November 13, 2026
Maqedoni

Maqedonia e Veriut renditet e 41-ta në Evropë për GDP-në

November 13, 2026
Maqedoni

Mickoski: Pjesa praktike e provimit të jurisprudencës do të zhvillohet

November 13, 2026
Kosovë

Mustafa i kundërpërgjigjet Osmanit: Është katandisur keq, dëm të merrem

November 13, 2026
Maqedoni

Tre të arrestuar në Çegran, dy prej tyre tentuan t’i

November 13, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5163
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15478
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

SHASIVARI HAP PROCESIN LIGJVËNËS NDAJ PUBLIKUT-KODI I RI

Transparencë, llogaridhënie dhe përfshirje e ekspertizës publike në reformën e drejtësisë. Ministri Shasivari hap dy projektligjet më të rëndësishme penale

Maqedoni

Maqedonia e Veriut renditet e 41-ta në Evropë

Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 41-të mes 48 ekonomive evropiane për nga Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) për

Maqedoni

Mickoski: Pjesa praktike e provimit të jurisprudencës do

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sqaroi se zgjidhja e propozuar për dhënien e provimit të jurisprudencës parashikon dy pjesë, ku

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.