Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Spahiu: Kurti duhet të kërkojë që tani kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për president
Kosovë

Spahiu: Kurti duhet të kërkojë që tani kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për president

June 13, 2026

AA

Profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu, ka vlerësuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të duhej të niste që tani diskutimet për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës, duke i ftuar partitë opozitare të propozojnë kandidatët e tyre.
Spahiu tha se deklarata e parë e Kurtit pas zgjedhjeve do të duhej të ishte një ftesë për PDK-në dhe LDK-në që të nominojnë nga dy kandidatë për postin e presidentit.

Sipas tij, nga katër kandidatët e propozuar do të mund të gjendej një emër që do të siguronte mbështetjen e nevojshme në Kuvend.

“Akoma pa dalë rezultatet, unë ftoj PDK-në dhe LDK-në që tani t’i nominojnë dy kandidatët e saj për president, që tani. Në mesin e këtyre katër të propozuarve, unë do ta zgjedh njërin. Sepse, kandidatin e asaj partie që zgjedh, unë do shkoj t’i jap nënshkrimet për dy kandidatët e asaj partie edhe mund të mos iu tregoj njerëzve se cilët kandidatë i kam përzgjedhur, por gjithsesi i jap nënshkrimet për dy kandidatët edhe kur të dalin në votime e votoj atë që shumica e deputetëve e parapëlqen. Ky është skenari më praktik, pazari më real”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai e cilësoi këtë si skenarin më praktik për arritjen e një marrëveshjeje politike rreth presidentit të ardhshëm, duke theksuar se procesi nuk duhet të lihet për momentet e fundit.

Spahiu paralajmëroi se mungesa e gatishmërisë së partive për të propozuar kandidatë dhe për të arritur kompromis mund ta çojë vendin sërish në zgjedhje të reja.

“Kjo është mënyra më praktike se qysh duhet me u zgjedh presidenti në kushtet dhe rrethanat ekzistuese. Albin Kurti, nëse e ka njëmend me zgjedh presidentin, nuk duhet me pritë momentin e fundit, por duhet që tani. Nëse PDK e LDK nuk janë në gjendje t’i propozojnë dy kandidatë, rrezikohet prapë për zgjedhje të reja”, deklaroi ai.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Ju presin gjobat! Rojet komunale në Butel nisin “gjuetinë” ndaj

November 23, 2026
Maqedoni

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill

November 23, 2026
Maqedoni

Serbi voziste me 158 km/orë aty ku lejoheshin vetëm 80

November 23, 2026
Maqedoni

Dyshohet për helmim të qenve në Butel, “Anima Mundi” kërkon

November 23, 2026
Maqedoni

Mbretëria e Bashkuar në krah të reformave në drejtësi: Shasivari

November 23, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5241
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15611
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Ju presin gjobat! Rojet komunale në Butel nisin

Në territorin e Komunës së Butelit sot po zhvillohen kontrolle të shtuara inspektuese, në koordinim me shërbimet inspektuese të Qytetit

Maqedoni

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028, ndërsa mandati im si kryeministër përfundon pas pak

Maqedoni

Serbi voziste me 158 km/orë aty ku lejoheshin

Një shtetas serb është arrestuar në pikën kufitare të Tabanocit, pasi kishte drejtuar automjetin me shpejtësi 158 kilometra në orë,

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.