Tre persona arrestohen në Gostivar, policia gjen drogë gjatë bastisjes
Tre persona janë privuar nga liria nga policia e Gostivarit nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogave narkotike.
Sipas informacioneve nga policia, më 19 qershor rreth orës 20:15, nëpunësit policorë të Njësisë për Punë të Brendshme në Gostivar arrestuan B.Z. (27) dhe A.Z. (23), të dy nga Gostivari, si dhe J.M. (31), shtetas i Republikës së Shqipërisë.
Gjatë kontrollit, te B.Z. është gjetur një substancë pluhurore e bardhë, ndërsa më pas, me urdhër gjyqësor, është kryer bastisje në shtëpinë e tij dhe në hapësirat e bodrumit. Gjatë bastisjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Të tre të dyshuarit janë ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit. Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit dhe zbardhjes së të gjitha rrethanave, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës penal për veprën e paraparë në nenin 215 të Kodit Penal.
Hetimet për rastin janë në vazhdim.