BDI: Dy vjet premtime të parealizuara të VLEN-it
Nënkryetarja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli, ka vlerësuar se dy vjet pas formimit të Qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE, në koalicion me VLEN dhe ZNAM, shumica e premtimeve të dhëna para zgjedhjeve nuk janë realizuar. Zendeli deklaroi se bilanci i qeverisë nuk është listë suksesesh, por listë premtimesh të pambajtura. “Premtuan Kushtetutë të re. Nuk hapën as debat. Premtuan ndryshimet kushtetuese për tre muaj, për gjashtë muaj. Pas më shumë se 24 muajsh nuk ka asgjë”, deklaroi Bilalli. Ajo tha se nuk janë realizuar as premtimet për barazinë e gjuhës shqipe, përfaqësimin e drejtë, Bankën Shqiptare, aksionet deri në 10 mijë euro për qytetarët, Ministrinë e Diasporës, Akademinë Shqiptare të Shkencave dhe Arteve, spitalet rajonale, si dhe projektet infrastrukturore.
Arta Bilalli Zendeli, nënkryetare e BDI-së
“Prandaj, emri që sot e përshkruan më mirë këtë grupim është ai që qytetarët tashmë ua kanë vënë: ‘НИШТО’. Sepse pas dy vitesh në pushtet, rezultati i tyre është pikërisht: asgjë. Bdi vlerëson se shqiptarët meritojë, politikë serioze, përgjegjësi dhe rezultate, jo propaganët, jo marketing dhe jo mashtrim elektoral”
Bilalli Zendeli tha se qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë përgjigje për premtimet e parealizuara, për Kushtetutën e re, për ndryshimet kushtetuese, për barazinë e gjuhës shqipe, për Bankën Shqiptare për Ministrin e Diasporës e për Akademinë Shqiptare.
/SHENJA/