Salih Murat zgjidhet në dy funksione të reja në Kuvend, falënderon liderët e Frontit Evropian për besimin
Deputeti i Frontit Evropian, Salih Murat, ka njoftuar se është zgjedhur në dy funksione të reja parlamentare, me propozimin e liderëve të Frontit Evropian dhe mbështetjen e deputetëve të grupit parlamentar.
Murat bëri të ditur se është zgjedhur: Nënkryetar i Grupit Parlamentar të Frontit Evropian; Kryetar i Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Turqisë.
Në shkrimin e tij, ai falënderoi për besimin e dhënë kryetarin e Frontit Evropian, Ali Ahmeti, si dhe liderët e tjerë dhe të gjithë deputetët e grupit parlamentar.
Murat u shpreh se edhe këto detyra të reja do t’i ushtrojë me vendosmëri, besnikëri dhe përkushtim, duke theksuar se ndihet i lumtur që këto përgjegjësi të reja ia kushton popullit të tij.