Mot stabil gjatë fundjavës, nga e hëna rikthehen të reshurat
Pas disa ditëve të karakterizuara nga reshje të dendura shiu, vranësira dhe mot të paqëndrueshëm, fundjava pritet të sjellë ndryshim të situatës meteorologjike. Megjithatë, nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, thonë se vikendi do të stablilizohet gradualisht, me diell dhe rritje të temperaturave. Vilen Popovski nga DPHM theksoi se nga e hëna pritet rikthimi i motit jostabil.
VILEN POPOVSKI, DPHM
“Gjatë fundjavës, moti do të jetë i qëndrueshëm dhe me diell, me vranësira të pakta deri mesatare. Ndërkaq, nga dita e hënë pritet rikthimi i motit jostabil. Në orët e paraditës do të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare, ndërsa pasdite do të krijohen kushte për jostabilitet, të shoqëruara me reshje shiu, bubullima dhe erë të fuqishme”.
Fundjava do të jetë një mundësi me një mot më stabil, ndërsa java e re pritet të sjellë sërish ndryshime në kushtë atmosferike.
Zebushe Ramadani /SHENJA/