Bastiset një lokal në Prishtinë, kapen persona duke luajtur bixhoz
Policia e Kosovës ka bastisur një lokal në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë, ku ka hasur disa persona duke luajtur bixhoz.
Sipas raportit policor, gjatë kontrollit në një tavolinë janë gjetur edhe 205 euro para të gatshme.
Lidhur me rastin, shtatë persona janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve, ndërsa pronari i lokalit është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.
Me urdhër të prokurorit, paratë dhe letrat janë sekuestruar si prova materiale, ndërsa rasti është iniciuar dhe po hetohet në procedurë të rregullt.