Mot pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell, pasdite lokalisht me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima
Moti sot do të jetë pjesërisht i ndryshueshëm me periudha me diell. Pasdite dhe në mbrëmje do të ketë paraqitje lokale të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.
Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, e cila pasdite në disa vende përgjatë Vardarit kohëpaskohe do të forcohet.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 9 deri në 20, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 29 deri në 36 gradë.
Në ditët në vijim moti do të jetë i qëndrueshëm.