Nikollovski: Përfunduam me rikonstruimin e qarkores hekurudhore Shkup, linja Draçevë – Ilinden
AA
Ka përfunduar rikonstruksioni i qarkores hekurudhore në Shkup, në segmentin nga Draçeva deri në Ilinden, duke krijuar mundësi që trenat e mallrave të qarkullojnë jashtë zonës urbane të kryeqytetit. Projekti synon të përmirësojë organizimin e transportit hekurudhor, të rrisë efikasitetin e transportit të mallrave dhe të kontribuojë në uljen e ndotjes së ajrit në Shkup.
Ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, gjatë test-udhëtimit në segmentin e rinovuar, tha se bëhet fjalë për një projekt me rëndësi të veçantë për zhvillimin e infrastrukturës hekurudhore.
“Jam i kënaqur që po realizojmë test-udhëtimin në qarkoren hekurudhore të rinovuar të Shkupit, në linjën ndërmjet Draçevës dhe Ilindenit, me të cilën trenat e mallrave do të riorientohen jashtë qytetit të Shkupit”, deklaroi Nikoloski.
Ai bëri të ditur se aktualisht segmenti ndodhet në fazën e testimit dhe se, pas përfundimit të pranimit teknik, pritet që brenda rreth 20 ditësh trenat e mallrave të nisin ta përdorin këtë linjë.
Sipas ministrit, funksionalizimi i qarkores do të ketë ndikim pozitiv në mbrojtjen e mjedisit, pasi do të zvogëlojë ndotjen në zonën urbane të Shkupit, ndërsa njëkohësisht do të mundësojë transport më të shpejtë të mallrave përgjatë Korridorit 10.
“Nga njëra anë do të kontribuojë në uljen e ndotjes së ajrit në Shkup, ndërsa nga ana tjetër do të përshpejtojë transportin e mallrave në Korridorin 10, duke tërhequr më shumë aktivitete biznesi dhe më shumë kompozime hekurudhore në hekurudhat maqedonase”, theksoi Nikoloski.
Ai njoftoi gjithashtu se deri më 1 shtator pritet të vihet në funksion edhe linja e parë e Trenit Urban, e cila do të lidhë Zelenikovën, Draçevën dhe qendrën e Shkupit. Sipas tij, kjo do të jetë faza e parë në zhvillimin e transportit hekurudhor periferik në kryeqytet.
Banka Popullore publikoi të dhëna zyrtare për rezervat valutore. Sipas të dhënave të disponueshme publikisht, në fund të qershorit, rezervat
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka zhvilluar sot një takim
Gjykatësja Daniela Dimovska është zgjedhur kryetare e Gjykatës Themelore Penale në Shkup në seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor. Vendimi