Rrustemi: Osmani nuk është më figurë konsensuale, pjesëmarrja në takim flet për një petk partiak
Në një deklaratë për emisionin Gazeta në Kanal10, Rrustemi tha se Osmani tashmë ka një rol politik.
“Aktualisht nuk është figurë konsensuale. Ka qenë bartëse e një liste të një partie, është deputete dhe vetë pjesëmarrja e saj sot aty flet për një petk partiak tashmë. Aty janë për ta gjetur një zgjidhje, jo për ta bërë njëri-tjetrin president. Prandaj po e konkludoj se zonja Osmani nuk është figurë konsensuale”, u shpreh Rrustemi.