Muharremi kritikon Kurtin: Subvencionet për bujqit duhej të jepeshin në fillim të sezonit
Analisti Shenoll Muharremi kritikoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se Qeveria ka dështuar të ndajë me kohë subvencionet për fermerët.
“Ato ndihma nevojiten në fillim të sezonës, që fermerët dhe bujqit të kenë resurse me punu”, shkroi ai.
Sipas Muharremit, “asnjë cent nuk u është ndarë ende gjatë vitit 2026”, ndërsa paralajmëroi se vonesat mund të ulin rendimentin dhe të rrisin çmimet e produkteve bujqësore.