Ndalohet 16 vjeçari që sulmoi me thikë 14-vjeçarin
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar në fshatin Saraj të Shkupit, pas një zënke paraprake, ka pasur një përleshje fizike mes një të mituri 14-vjeçar dhe një të mituri tjetër 16 vjeç. Policia ka dhënë detajet e incidentit, duke shpjeguar se 14-vjeçari dhe një i mitur tjetër 16-vjeçar, janë takuar fillimisht para nja dyqani. Më pas, 16 vjeçari e ka sulmuar 14-vjeçarin me një mjet të mprehtë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Ky i është përgjigjur me një mjet të fortë duke i shkaktuar gjithashtu lëndime.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Pas një kohë të shkurtër, para një objekti tregtar, 14-vjeçari është takuar me një të mitur 16 vjeçar, i cili e ka sulmuar me një mjet të mprehtë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, ndërsa 14-vjeçari i është kundërpërgjigjur me një mjet të fortë, duke i shkaktuar gjithashtu lëndim”.
Ndërkohë, MPB-ja ka theksuar se sot, i mituri 16 vjeçar është privuar nga liria nga nënpunës policor. Është zhvilluar bisedë zyrtare në stacionin policor në prani të prindit dhe avokatit. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim penal përkatës.
Zebushe Ramadani /SHENJA/