Ministrat e rinj zyrtarisht pranojnë detyrën
Kuvendi zgjodhi tetë ministrat e rinj mbrëmë vonë, si pjesë e riorganizimit të qeverisë të propozuar nga kryeministri Hristijan Mickoski. Secili prej ministrave të rinj u zgjodh me 69 vota “pro”, pa asnjë “abstenim” ose “kundër”.
Ndërkaq, ministrat nuk kanë humbur kohë aspak. Në ministritë përkatëse filloi mënjëherë pranim-dorëzimi i detyrës. Në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, pranim-dorëzimi, u bë ndërmjet ministrit të deri tanishëm, Fatmir Limani, i cili më nuk do të jetë më ministër dhe ministrit të sapoemëruar, Gjoko Vellkovski.
Ministër nuk do të jetë më as Igor Filkov. Në vend të tij në ministrin e Drejtësisë është ulur Jeton Shasivari nga VLEN.
Më i angazhuari në këtë proces ishte ministri për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoillkoviq, nga Partia Demokratike e Serbëve në Maqedoni, i cili njëkohësisht dorëzoi dhe pranoi detyrën ministrore. Fillimisht, Agon Feratit nga partia VLEN ia dorëzoi detyrën, e më vonë pranoi detyrën e ministrit për Vetëqeverisjes Lokale, e cila deri më tani udhhiqeshte nga Zllatko Perinski.
Ndërkohë, me ministrin e Bujqësisë do të udhheq Borçe Serafimovski nga Lëvizja Znam, e cila deri më tani është drejtuan nga Cvetan Tripunovski.
Një hap më lart ka shkuar Sedat Sulejmani nga VLEN, i cili nga zëvendësi sot edhe zyrtarishtë pranoi detyrën e minsitrit të Kulturës nga Zoran Ljutkovi, kurse Erxhan Demir nga VMRO-DPMNE u zgjodh Ministër pa portofol.
Të gjithë ministrat e sapoemëruar njëzëri premtojnë se do të punojnë me përkushtim, transparencë dhe përgjegjësi, duke u fokusuar në zbatimin e programit qeveritar dhe përmbushjen e prioriteteve në resorët që do të udhëheqin, ndërsa ministrat paraprak kanë faleminderuar për punën dyvjeçare në dikasteret përkatëse.
Samir Mustafa /SHENJA/