Ymeri: Albin Kurti mund t’i formojë sot Kuvendin dhe Qeverinë, por po i shtyn proceset për zgjedhje në dhjetor
Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po e zvarrit qëllimisht procesin e konstituimit të institucioneve, me synimin që vendi të shkojë në zgjedhje të reja në muajin dhjetor.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ymeri ka thënë se Kurti i ka votat për t’i formuar institucionet, por sipas saj, po i shtyn proceset për interesa politike.“Albin Kurti mundet sot me i formu me Kuvend me Qeveri, por shtyerja e këtyre proceseve po bëhet ashtuqë zgjedhjet e reja, për çdo rast, të bëhen në Dhjetor”, ka shkruar Ymeri.Ajo i është drejtuar edhe personalisht Kurtit, duke iu referuar diasporës dhe duke përdorur një krahasim me personazhin satirik “Shoku Zylo”.“Shoku Kryeministër, me e pa mërgatë, rënia e shokut Zylo po bëhet dhe s’ke mundësi me ndal”, ka shtuar ajo.