Mickoski: Prej ulje të çmimit të naftës dhe stabilizim të inflacionit
Kryeministri Hristijan Mickoski pret që të hënën të ketë ulje të çmimeve të derivateve të naftës si dhe stabilizim të inflacionit. Përshkak se këtë periudhë ka shumë lëvizje të çmimeve në bursë, vendi ynë çmimin e ri pritet ta thotë fillimin e javës që vjen.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Është shumë herët që të flasim, por ajo që po e shohim është se sot kemi një lëvizje të vogël, dje çmimet e brentit kanë qenë 83, 84, 100. Pres që të hënën të kemi nivelim në rënie të çmimeve të benzinës dhe dizelit. E rëndësishme është që si shtet mbetemi me çmimin më të lirë të dizelit dhe benzinit pa plumb, duke pasur parasysh se këto janë produkte që blihen në berzë, gjegjësisht të gjitha shtetet e blejnë në të njejtin vend”.
Kryeministri u lavdërua se Qeveria është tërhequr nga akciza dhe TVSH-ja, vetëm për ta mbrojtur standardin e qytetarëve. I pyetur se ka mundësi që të intervenohet tek çmimet e produkteve bazë, ai theksoi se pret stabilizim të inflacionit. Ndërsa u arsyetua se ka shtete që kanë parametra më të këqinj, ndërsa kjo Qeveri tha se po punon për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Unë bëra një analizë dhe krahasova qershorin e vitit 2026 me qershorin e vitit 2022, këto janë dy vite të ngjashme sepse atëherë (2022) filloi lufta në Ukrainë, dhe tani ka një luftë në Iran, ose në Gjirin Persik. Të gjithë ekspertët botërorë thonë se kjo luftë ka pasoja shumë më shkatërruese për ekonominë botërore, veçanërisht më shumë si një krizë energjitike. Nëse atëherë kishim inflacion 14.7 përqind, tani është 3.4 përqind. Nëse atëherë produktet ushqimore ishin mbi 15 përqind dhe ishin bartësi kryesor, tani janë në 2.5 përqind. Pres stabilizim shtesë në korrik”.
Të hënën çmimi i naftës në vend u rrit për 4.5 denarë, kurse benzina u rrit për 3 denarë.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/
