Janë regjistruar edhe tre raste të reja me ethe të Nilit Perëndimor
Janë regjistruar edhe tre raste të reja me ethet e Nilit Perëndimor. Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski bëri me dije se tani numri i pacientëve të infektuar me këtë virus ka shkuar në 11. Siç njoftoi ai, që të tre pacientët janë hospitalizuar, dy në Klinikën Infektive dhe një në Neurologji.
Sasho Klekovski, ministër i Shëndetësisë
“Këta pacientë po testohen duke përdorur metoda të shumëfishta, siç janë lëngu cerebrospinal, sekrecionet dhe teste të tjera. Sigurisht, po kryhen menjëherë edhe anketa epidemiologjike. Ajo që mund të konfirmoj bazuar në komunikimin me Komisionin për Sëmundjet Infektive është se, përveç rasteve që lidhen me Greqinë, ka raste që definitivisht nuk kanë udhëtuar jashtë vendit dhe banojnë në rajonin e Shkupit”.
Ministri theksoi se fokusi i Komisionit për Sëmundje Infektive nga Gostivari është zhvendosur tek infeksionet tropikale.
Sasho Klekovski, ministër i Shëndetësisë
“Rreth 80% e rasteve kalojnë pa simptome dhe nekemi futur testimin sezonal të detyrueshëm të gjakut të dhuruar në Transfuzion për t’u siguruar që dhurimi nuk do të thotë transmetim i këtij virusi. Një numër i madh janë asimptomatikë. Ata që kanë simptoma janë në grupmoshën më të vjetër, mbi 60 vjeç dhe shoqërohen me sëmundje tjera. Komisioni për Sëmundjet Infektive po punon vazhdimisht. Fokusi nga Gostivari është zhvendosur te këto sëmundje,”
Ministri përsëriti se po merren masat standard epidemiologjike-dezinfektim në perimetër prej 200 metrash nga vendi i banimit i rasteve të konfirmuara, që është obligim i Qendrës për Shëndet Publik.
Tetë rastet e tjera me ethet e Nilit Perëndimor, po mjekohen në Klinikën Infektive dhe njëri prej tyre është në gjendje më të ëvshtirë shëndetësore.
Një ditë më parë, ministri i Shëndetësisë bëri me dije se krahas pacientëve të infektuar me ethet e Nilit Perëndimorë, në vend janë regjistruar edhe 4 raste me malaria, tre me virusin e dengës, një me virusin Zika.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/
