Gashi: Ligji për Përfaqësim të Drejtë nuk do të kontrabandohet
Kryetari i Kuvendit për akuzat e Frontit Evropian se po kryetari po pret mundësinë që Ligji për Përfaqësim të Drejtë të kontrabandohet thotë se kjo është e pavërtetë dhe frikë e panevojshme.
“Unë nuk mund të ftoj seancë vetëm për deputetët e shumicës. Kështu që nuk është ideja që të kontrabandohet diçka që ne e kemi filluar dy vite. Po punojmë në mënyrë shumë të detajuar, në prezencë dhe në participim të ekspertëve të Komisionit të Venecias, ligji i sjellur në mënyrë të rregulltë, me debat publik me gjithë ëkto nishane. Askush nuk e ka qëllimin që të kontrabandohet…Unë po provoj që të krijohet hapsirë të diskutohet mes të grupeve parlamentare që të që po e rpesim 22 vite dhe nga ana tjetër po përgatitet dy vite në instance më të larta të ekspertëve, të politikës e kështu me radhë”.
Në asnjë moment nuk kemi thënë se ligji është perfekt, aim und të ketë mangësi, por mangësitë po presupozohen apo po preudikohen. Unë mendoj se duhet të kemi një ligj, sidomos për parimin kushtetues përfaqëimi i drejtë dhe adekuad.
Shumë më mirë është të kemi një ligj se sa most ë kemi fare. Prandaj unë edhe nëjherë ju bëj ftesë gjithë deputetëve që të ulemi të shohim mundësinë që të bindemi ta votojmë ligjin. Nëse nuk ka vullnet, do ta vendosim në plenum, do të dekalrohen deputetët dhe si do të jetë vendimi i shumicës do ta respektojmë.