Kërcënimet e organizatës “Brigada e Veriut” ndaj zyrtarëve, policia nis hetimet
Një rast i veprës penale “Kryerje e veprës penale terroriste” është raportuar në Zubin-Potok, ku një organizatë e ashtuquajtur “Severna brigada” dyshohet se ka kanosur me jetë zyrtarë institucionalë.
Sipas raportit policor, më 28 korrik 2026, përmes një rrjeti social janë bërë kërcënime ndaj zyrtarëve institucionalë.
“KRYERJE E VEPRËS PENALE TERRORISTE – Zubin-Potok 28.07.2026 – NN. Raportohet se nga organizata terroriste e ashtuquajtur “Severna brigada” përmes rrjetit social, janë kanosur me jetë zyrtarë institucionalë. Rasti është duke u hetuar, nga njësitet relevante policore.”, thuhet në raportin e policisë.