Rritet numri i të helmuarve nga uji në Gostivar, LSDM dhe VMRO akuzojnë njëra-tjetrën
Numri i rasteve që kërkojë ndihmë shëndetësore është rritur sërisht. Ministria e Shëndetësisë thotë se situata është stabile. Edhe pse kishte ditë që numri kishte rënë dukshëm, duket se pasojat e ujit të ndotur në Gostivar, qytetarët e asaj ane po i ndjejnë ende, pasi sipas të dhënave të Ministrisë në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 84 kontrolle të reja.
Ministria e Shëndetësisë
“Gjatë 2 gushtit janë regjistruar gjithsej 84 kontrolle të para, që është për 27 më shumë krahasuar me ditën paraprake, kur ishin evidentuar 57 kontrolle. Pavarësisht rritjes ditore, numri i kontrolleve mbetet dukshëm më i ulët krahasuar me kulmin e 18 korrikut, kur u regjistruan gjithsej 649 kontrolle”.
Ndërkohë, LSDM vazhdoi të kritikoj pushtetin se ajo që po ndodh në Gostivar është skandaloze. Ndërsa kritikoi edhe për deklaratat se ujë të pijshëm do të kishte në fundjvën që lamë pas, por që kjo nuk u realizua.
Maja Borozan, SDSM
“Para dy ditësh Mickoski përsëri deklaroi se ‘për herë të parë pas shumë vitesh’ uji do të jetë bakteriologjikisht i sigurt. Në të njejtën kohë, derisa ministri paralajmëronte ujë për pije, Mickoski tha se nuk mundet- sepse është paraqitur një bakterie e re. Kjo ndodh kur persona jo profesionist japin deklarata”.
Ndërsa VMRO i përgjigjet se për dallim nga koha kur uji në Gostivar nuk ishte për pije dhe askush nuk jepte rekomandime dhe udhëzime për të mos e pirë, tani rekomandimet jepen sipas rezultateve dhe po zhvillohet procedurë për skandalin dhe ka përgjegjësi.
VMRO-DPMNE
“Ndryshe nga kohërat e kaluara kur në pushtet ishte LSD, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, pushteti lokal në duart e partnerëve të tyre BDI dhe Taravari, kur analizat e ujit në Gostivar treguan praninë e baktereve dhe ujë të pijshëm të pasigurt, nuk u gjet askush që t’u jepte rekomandime qytetarëve që të mos e përdorin atë”.
Uji në Gostivar vazhdon te mbetet i përdorur vetëm për nevoja teknike, por jo edhe për pije dhe përgatitje të ushqimit.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/
