Takohen sërish Abdixhiku me Kurtin
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, aktualisht janë duke zhvilluar një takim.
Kështu ka mësuar Ekonomia Online nga burimet e saj.
Kurti e Abdixhiku ishin takuar mbrëmë, në një takim që zgjati rreth tri orë, e që nuk solli asgjë të re.
Vetëm pak minuta më parë, Abdixhiku përfundoi mbledhjen me Grupin Parlamentar të LDK-së, teksa pas mbledhjes deklaroi se nuk ka asgjë të re.