Vala e të nxehtit vazhdon, temperaturat do të arrijnë deri në 40°C
Sot në Maqedoninë e Veriut moti do të jetë kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira lokale. Gjatë orëve të pasdites priten kushte për reshje të izoluara shiu, të shoqëruara herë pas here me bubullima.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 22 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 32 deri në 38 gradë Celsius.
Sipas parashikimeve, në ditët në vijim moti do të mbetet i nxehtë dhe kryesisht me diell, ndërsa temperaturat do të vazhdojnë të rriten, duke arritur deri në 40 gradë Celsius në disa zona të vendit.
