Pretendime për bakterie në ujë, autoritetet thonë se uji në Shkup është i sigurt për pije
Pas shqetësimeve dhe panikës së shpërndarë në mesin e qytetarëve se uji në Shkup nuk është i sigurtë për pije, institucionet dolën me qëndrim zyrtarë. Nga Qyteti i Shkupit thonë se uji është i sigurtë për pije dhe se ky është një sulm i orkestruar, për të cilin thotë se do të ketë përgjegjësi. Sipas tij ky është një sulm i motivuar politikisht, për të krijuar histeri duke ndjellur frikë dhe panikë se uji ka bakterie të dëmshme dhe bënë që qytetarët të zbrazin marketet duke blerë ujë. Për ta vërtetuar këtë, ai mbushi ujë nga çezma dhe e piu.
Orce Gjorgjievski, kryetar i Qytetit të Shkupit
“Dua t’u them banorëve të Shkupit të qetësohen. Banorët e Shkupit pinë ujë të sigurt, një nga më cilësorët në Evropë. Unë e mbështes këtë me përgjegjësinë time morale dhe penale. Pas këtij sulmi që na ka ndodhur që nga mëngjesi i sotëm, u bëj thirrje qytetarëve të mos krijojnë histeri. Uji nga ujësjellësi i qytetit në Shkup nuk përmban Esheriakoli ose ndonjë bakter tjetër. Është i pastër dhe i sigurt për t’u pirë “.
Edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë demanton fuqimisht siç thonë dezinformatat e përhapura në opinion se uji nga sistemi i furnizimit me ujë të Shkupit është i papërshtatshëm për pije për shkak të pranisë së supozuar të bakteries Escherichia coli.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë
“Si institucion përgjegjës e informojmë opinion se AUV deri në këtë moment nuk ka marrë njoftim nga Ndërmarrrja Komunale e Shkupit për një rezultat të pa përshtatshëm nga testimet laboratorike e ujit për pije, që është obligim i tyre ligjor, na bazë të së cilës do të sillej vendim për ndalimin e përdorimit. Qytetarët nuk duhet të frikësohen. Uji nga ujësjellësi i qytetit në Shkup është i sigurtë për pije dhe përdorim”.
As në Klinikën Për Sëmundje Infektive nuk ka qytetarë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore përshkak të infektuar nga uji i ujësjellësit të Shkupit.
Fadil Cana, drejtor i Klinikës për Sëmundje Infektive
“Ajo që mund të them si drejtor i Klinikës së Sëmundjeve Infektive është se nuk kemi të dhëna në klinikë se ka pacientë që janë raportuar si shkak i një çrregullimi gastrointestinal, sepse pas një procedure diagnostikuese, kjo duhet të raportohet. Pra, nuk kemi të dhëna se dikush ka probleme gastrointestinale për shkak të ujit, për shkak të pirjes së ujit”.
Gjithashtu edhe Ndërmarrja Publike “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Shkup në raportin e djeshëm të monitorimit të ujit se Sektori i Kontrollit Sanitar mori 42 mostra nga rrjeti i ujësjellësit të qytetit, katër prej të cilave nga seksioni i puseve Nerez- Lepenec, dhe ato treguan se uji është i sigurt për pije.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/
