Pas tensioneve në Kuvend, a e ftoi Kurti PDK-në për t’u takuar?
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka mohuar se kjo parti ka marrë ftesë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për një takim të ri.
Gjatë një interviste, ajo ka thënë se një mesazh i tillë nuk ka shkuar as në adresë të kryetarit të partisë, Bedri Hamza.
“U konsultova me administratën, deri në këto momente nuk kemi pranuar një ftesë të re. Në WhatsApp-in e kryetarit nuk ka pasur asnjë mesazh”, ka deklaruar ajo.