LSDM-ja e akuzon Mucunskin për mungesë, transparence VMRO përgjigjet me kundërakuza
Sekretari për Bashkëpunim Ndërkombëtar i LSDM-së, Andrej Zhernovski, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Qeverisë dhe ministrit Timço Mucunski, duke e akuzuar për përhapje të gënjeshtrave dhe vetëdemantim në lidhje me procesin e integrimit evropian, si dhe për kërcënime ndaj opozitës dhe qytetarëve. Sipas Zhernovskit, Mucunski është “kapur në gënjeshtër”, pasi para rreth dhjetë ditësh,gjejgësishtë më 3 gusht, ka deklaruar se po zhvillohen “bisedime nën radar për zhbllokimin e integrimeve në BE”, ndërsa tani tha se vetë e demanton këtë deklaratë dhe e akuzon LSDM-në se gënjen.
ANDREJ ZHERNNOVSKI, LSDM
“E shpallin fazën e re në VMRO, ndërsa faza e re është se, pasi rregullisht na demantonin neve, tani kanë filluar të demantojnë vetveten. Pas 10 ditësh i erdhi radha të demantojë vetveten. Pra, nuk bëhet fjalë për asnjë heshtje, Mucunski thjesht është kapur në gënjeshtër”.
I mënjehershëm ka qen reagimi i VMRO-DPMNE-së, të cilët i hedhin poshtë këto pohime të opozitës, ndërsa Zhërnovskin e cilësojnë si ish-kryetar të pasuksesshëm komune dhe ambasador të pasuksesshëm. Nga partia në pushtet e akuzojnë gjithashtu Zhernovskin se flet për lirinë e shprehjes, ndërsa, sipas tyre, LSDM-ja vazhdimisht shfaqet në televizione dhe media duke shpikur tema dhe duke përpiqur të krijojnë frikë e panik për të tërhequr vëmendjen publike.
VMRO-DPMNE
“Prandaj, po, me paraqitjen e sotme, Zhernovski vetëm edhe një herë konfirmoi se është pjesë e “llumit” të LSDM-së, njerëz që gjithë jetën kanë qenë në ndonjë funksion, shtetëror ose partiak, dhe të cilët, për t’i mbajtur kolltukët, nuk e kanë problem të kalojnë nga një parti në tjetrën”.
Nga VMRO thonë se qytetarët e kanë vlerësuar tashmë LSDM-në në zgjedhjet e fundit dhe se, sipas tyre, në zgjedhjet e ardhshme ajo do të përfundojë “në anën e errët të historisë”.
Samir Mustafa /SHENJA/
