Gashi: Paramendojeni, LDK-ja tre ministra dhe zëvendëskryeministrin-aq sa kanë minoritetet jo-serbe
Arben Gashi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar liderin e VV’së, Albin Kurti, lidhur me deklaratën e këtij të fundit ku e cilësoi ‘’mik’’ liderin e LDK’së, Lumir Abdixhikun.
Gashi e vlerësoi deklaratën e Kurtit si tallje e jo respekt.
‘‘Çfarë mekanizimi të besimit kemi përveç fjalës të cilën ai nuk e mbanë, edhe pasi të del prej takimit, del edhe tallet, edhe thotë ‘’miku im, nuk ishte pak për të bëhet zëvendësi im’’, ajo është tallje, nuk është miqësi, s’është respekt, ajo disrespektim i një personi. Unë jam i bindun se qeky është fillimi i fundit të Albin Kurtit. Paramendo LDK tri ministra, dhe zëvendëskryeministrin qaq sa i kanë minoritetet jo serbe me 8 deputetë, e LDK 18 deputetë. Çfarë logjike ka kjo. A është e dinjitetshme si ofertë.’’, tha Gashi.