Ngërçi institucional, Haxhiu diskuton me ambasadorin britanik
U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe situatën institucionale në vend.
Sipas njoftimit të Presidencës, në takim është diskutuar për nevojën e dialogut politik dhe përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për ngërçin aktual institucional.
Haxhiu ka theksuar rëndësinë që institucionet e vendit të formohen sa më parë, në përputhje me rendin kushtetues në mënyrë që Kosova të mund të vazhdojë përpara.
Gjatë takimit, U.D. Presidentja ka vlerësuar edhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, duke e cilësuar atë partner të rëndësishëm të vendit.
Postimi i plotë:
U.D. Presidentja Haxhiu priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves
U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit politike dhe situatën institucionale në vend.
Në takim u diskutua për nevojën e dialogut politik dhe për përpjekjet për të gjetur një rrugëdalje nga ngërçi aktual institucional, me qëllim që institucionet të formohen sa më parë dhe vendi të ecë përpara në përputhje me rendin kushtetues.
U.D. Presidentja Haxhiu vlerësoi gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe rolin e saj si partner i rëndësishëm i vendit tonë.