2 shkurt – 20 gusht 2026, “Qyteti i Sigurt”, janë evidentuar gjithsej 310.865 shkelje
Ministria e Punëve të Brenshme ka njoftuar se që nga fillimi i funksionimit të sistemit “Qyteti i Sigurt” janë evidentuar gjithsej 310.865 shkelje, prej të cilave 301.835 për tejkalim të shpejtësisë, ndërsa 180.378 janë kryer nga automjete me targa të huaja. MPB ka bërë të ditur se këto shkelje janë të evidentuar nga data 2 shkurt 2026 deri më 20 gusht 2026, dhe sic thonë ata pjesa më e madhe kanë të bëjnë me drejtimin e automjetit me shpejtësi më të madhe nga e lejuara.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Sa i përket shkeljeve të kryera nga automjete me targa te huaja, që nga fillimi i funnksionimit të sistemit “Qyteti i Sigurt” janë regjistruar gjithsej 180.378 shkelje, ndërsa në periudhën nga 19.08.2026 deri më 20.08.2026 janë regjistruar gjithsej 5.514 shkelje nga automjete me targa të huaja”.
MPB u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit që të kemi rrugë të sigurta.
Zebushe Ramadani /SHENJA/
