Privohet nga liria 30-vjeçari në Kumanovë, dyshohet për ngacmim seksual
Policia në Kumanovë ka privuar nga liria një 30-vjeçar, pas një denoncimi për një incident ndaj një vajze 18-vjeçare.
Më 22 gusht 2026, rreth orës 22:30, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë ndaluar N.J. (30) nga Kumanova.
Sipas denoncimit, më 20 gusht, rreth orës 00:15, teksa 18-vjeçarja po lëvizte në rrugën “Nikolla Karev” në Kumanovë, i dyshuari dyshohet se e ka prekur në trup, pas së cilës është larguar nga vendi me motoçikletë.
N.J. është ndaluar në stacionin policor. Policia njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
