Pritje rreth 30 minuta për të dalë drejt Greqisë
Në Bogorodicë, pritja është rreth 30 minuta për të dalë nga vendi drejt Greqisë. Për hyrje në Maqedoni të Veriut përmes këtij vendkalimi kufitar, Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë nuk raporton pritje më të gjata. Sipas tyre, fluks të shtuar të trafikut ka pasur edhe këtë mëngjes në rrugët e vendit, ndërsa sic thonë ata vëmendje të veçantë duhet të tregojnë ata që kthehen nga Greqia ose udhëtojnë drejt Serbisë. Sipas informacioneve nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë, në Tabanoc pritet rreth 40 minuta, si për hyrje ashtu edhe për dalje.
Megjithatë, situata mund të ndryshojë shpejt, veçanërisht gjatë ngarkesës së trafikut të së dielës. Të shtunën, në Tabanoc dhe Bogorodicë, pritjet kanë shkuar deri në një orë.
TABELË:LIDHJA AUTO-MOTO E MAQEDONISË
“Sot është në fuqi edhe regjimi veror për automjetet e rënda transportuese. Në rrugët shtetërore ndalohet qarkullimi i automjeteve me peshë totale mbi 15 tonë, nga ora 09:00 deri në 22:00. Në segmentin Shkup–Ohër–Shkup, ndalimi për automjetet transportuese mbi 7.5 tonë vlen nga ora 07:00 deri në 22:00, me përjashtimet e parashikuara”.
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se rrugët janë të thata, por trafiku jashtë zonave të banuara është i shtuar dhe sic thonë ata nëse sot po ktheheni nga pushimet, kontrolloni gjendjen në Bogorodicë menjëherë para nisjes, pasi koha e pritjes mund të ndryshojë brenda vetëm pak orësh. /SHENJA/
