Mexhiti: VLEN-i partia e parë te shqiptarët!
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, deklaroi se VLEN-i është forca politike kryesore te shqiptarët, duke iu referuar anketave të fundit. Ai tha se aktualisht nuk ka arsye për zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi Qeveria ka shumicë absolute në Kuvend dhe proceset nuk janë të bllokuara.
Mexhiti akuzoi BDI-në se e mban vazhdimisht temën e zgjedhjeve për të mos humbur elektoratin. Sipas tij, VLEN-i nuk u ikën zgjedhjeve, por për momentin është i fokusuar në realizimin e programit qeverisës.
“Për momentin punojmë për zgjidhje, jo për zgjedhje”, tha Mexhiti.
