Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për rastin “Onkologjia”
Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot pritet të vazhdojë gjykimi për rastin “Onkologjia”.
Në këtë rast akuzohen ish-drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev, dhe onkologët Simonida Cërvenkova dhe Dragan Jakimovski. Ata akuzohen për trajtim të pandërgjegjshëm të pacientëve.
Gjykimin e drejton gjyqtarja Snezhana Markovska, ndërsa aktakuzën e përfaqëson prokurorja Marija Gjorgjeva nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup.
Në seancën e kaluar u dëgjua eksperti Vladimir Danilovski. Ai sqaroi se ekspertiza e tij nuk kishte të bënte me atë se cila terapi ishte më e mirë për pacientët, por me pasojat që mund të kenë ardhur nga trajtimi i tyre.
Sipas tij, duhej të përcaktohej nëse pacientëve u është shkaktuar dëm, nëse gjendja e tyre është përkeqësuar për shkak të terapisë dhe nëse ekziston lidhje mes vendimeve të mjekëve dhe pasojave te pacientët.
Në këtë rast ishte e akuzuar edhe onkologia Meri Peshevska. Ajo e pranoi fajin dhe u dënua me dy vjet burgim me kusht.
Prokuroria pretendon se gjithsej 47 pacientë kanë marrë terapi të papërshtatshme, me gabime në dozimin e barnave dhe pa vlerësim të duhur të gjendjes së tyre shëndetësore.
Gjykimi për rastin “Onkologjia” vazhdon sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup.
