U fut për t’u larë në Liqenin e Komanit, mbytet 20-vjeçari nga Kosova
Një 20-vjeçar dyshohet se është mbytur në Liqenin e Komanit.
Siç njofton policia, i riu nga Kosova, ka hyrë në liqen për t’u larë bashkë me disa shokë, në momentin që dyshohet të jetë mbytur.
“Rreth orës 17:30, në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, Fierzë, shtetasi kosovar L. D., rreth 20 vjeç, i cili ka qenë së bashku me disa shokë, dyshohet se është mbytur teksa lahej në liqen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.