Rrustemi: Kurdo që takohen Kurti e Abdixhiku do të propozojnë emrat konkret për president
Deputeti i zgjedhur i LVV-së, Adnan Rrustemi, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka thënë e kurdo që të mbahet takimi i radhës në mes të Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut, në të do të diskutohet për emra konkret për president.
“Palët janë marrë vesh të vijnë në takim me emra”, ka thënë Rrustemi.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet të zhvillojnë edhe një takim gjatë ditës së sotme, ku në qendër të diskutimeve do të jetë çështja e Presidentit të Kosovës.