Ndryshim në drejtimin e Shkollës së Mesme “Saraj Adrian Jakupi emërohet ushtrues detyre drejtor
Shkup – Bedri Gjureci është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Shkollës së Mesme të Qytetit të Shkupit “Saraj”.
Në vend të tij, për ushtrues detyre të drejtorit është emëruar Adrian Jakupi. Sipas njoftimit të kryetarit të Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, emërimi i Jakupit është bërë me vendim të Kryetarit të Qytetit të Shkupit.
Elmazi i ka uruar Jakupit sukses dhe punë të mbarë në detyrën e re, duke i dëshiruar përgjegjësi dhe angazhim në drejtimin e institucionit arsimor.
Ai ka shprehur bindjen se Jakupi do të kontribuojë në avancimin e procesit arsimor, si dhe në krijimin e kushteve sa më të mira për nxënësit dhe stafin e shkollës.