Arrestohen dy persona në Koçan, dyshohen për disa vjedhje të rënda
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje (27.08.2026), nëpunës policorë të SPB Koçan kanë privuar nga liria D.S. (42) dhe V.Z. (26), të dy nga Koçani, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje të rënda në territorin e SPB Koçan.
Sipas MPB-së, policia kishte siguruar paraprakisht informacione operative se dy personat dyshohet se janë autorë të disa veprave penale të kësaj natyre.
Me urdhër paraprak të gjykatës, policia ka kryer bastisje në banesat e tyre. Gjatë bastisjeve janë gjetur dhe sekuestruar sende që dyshohet se rrjedhin nga vepra penale e paraparë në nenin 236 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Nga MPB bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave në fjalë do të ndërmerren masat përkatëse ligjore dhe do të paraqiten kallëzimet përkatëse penale.
