ASH: Standarde të dyfishta – pse tani heshtin?
Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar lidhur me situatën në Repartin e Pediatrisë në Tetovë, duke bërë të ditur se brenda vetëm 48 orëve janë paraqitur gjithsej 139 fëmijë, ndërsa 12 prej tyre janë hospitalizuar.
Sipas ASH-së, fëmijët kanë paraqitur simptoma të ndryshme, përfshirë temperaturë, të vjella dhe diarre.
Partia opozitare kritikon institucionet shëndetësore dhe drejtuesit politikë për atë që e cilëson si standarde të dyfishta në trajtimin dhe komunikimin e shifrave shëndetësore. Nga ASH kërkojnë që të njëjtat kritere dhe standarde transparence të zbatohen edhe në Tetovë, ashtu siç, sipas tyre, është vepruar në rastin e Gostivarit.
“Gjithsej 139 fëmijë në Repartin e Pediatrisë në Tetovë për vetëm 48 orë. Dymbëdhjetë prej tyre janë hospitalizuar. Temperaturë, të vjella dhe diarre. Ku janë sot alarmet? Ku janë konferencat për shtyp? Ku janë ministrat, drejtorët dhe gjithë ata që në Gostivar numëronin çdo kontroll dhe çdo paraqitje si argument për të krijuar panik publik?”, thuhet në reagimin e ASH-së.
Sipas partisë, gjatë rastit në Gostivar janë publikuar shifra kumulative që, siç pretendojnë ata, përfshinin edhe kontrolle të përsëritura, kontakte me institucionet shëndetësore, telefonata dhe këshillime.
“Numrat u përdorën politikisht ditë pas dite, ndërsa numri real i të hospitalizuarve ishte shumë më i vogël”, theksojnë nga ASH.
Duke iu referuar shifrës prej 12 fëmijësh të hospitalizuar në Pediatrinë e Tetovës brenda 48 orëve, ASH pyet institucionet
