Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Mucunski: Maqedonia e Veriut synon të bëhet portë hyrëse për turistët dhe investitorët izraelitë në Evropë
Maqedoni

Mucunski: Maqedonia e Veriut synon të bëhet portë hyrëse për turistët dhe investitorët izraelitë në Evropë

August 29, 2026

AA

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në një intervistë për gazetën izraelite “The Jerusalem Post”, gjatë vizitës së tij të parë në Izrael në cilësinë e ministrit, theksoi potencialin e Maqedonisë së Veriut për t’u pozicionuar si një pikë e rëndësishme hyrëse drejt Evropës për turistët, kompanitë dhe investitorët izraelitë.

MARKETING


Description of image

Një nga çështjet kryesore të diskutuara gjatë vizitës ishte mundësia e vendosjes së një linje ajrore direkte ndërmjet Tel Avivit dhe Shkupit, ose Tel Avivit dhe Ohrit. Sipas Mucunski, një lidhje e tillë do të kontribuonte në rritjen e shkëmbimit turistik, forcimin e kontakteve afariste dhe thellimin e lidhjeve ekonomike ndërmjet dy vendeve.

“Një nga temat e para për të cilat diskutuam ishte mundësia e vendosjes së një linje ajrore direkte mes Tel Avivit dhe Shkupit ose Tel Avivit dhe Ohrit, i cili është qendra jonë kryesore turistike dhe qyteti që, besoj, çdo izraelit do të dëshironte ta vizitonte”, deklaroi Mucunski.

Megjithatë, sipas ministrit, ambicia e Maqedonisë së Veriut shkon përtej zhvillimit të turizmit. Pozita strategjike e vendit, në kryqëzimin e Korridoreve 8 dhe 10, së bashku me investimet në infrastrukturën energjetike dhe transportuese, krijon mundësi për një rol më të madh të vendit si pikë hyrëse për kompanitë izraelite që synojnë zgjerimin e aktiviteteve të tyre në tregjet evropiane.

“Ne duam të jemi portë drejt Evropës jo vetëm për turistët izraelitë, por edhe për kompanitë izraelite. Mund të jemi gjithashtu pikë hyrëse për investitorët izraelitë në tregun evropian, potenciali i të cilit ende nuk është shfrytëzuar plotësisht nga komuniteti i biznesit izraelit, por edhe treg për eksport”, theksoi Mucunski.

Në këtë drejtim, ai vuri në dukje interesin e ndërsjellë për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe krijimin e mundësive të reja për investime.

Gjatë intervistës u theksuan edhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në një sërë fushash, përfshirë bujqësinë, menaxhimin e ujërave, sigurinë, inovacionet, turizmin, shëndetësinë, arsimin, investimet dhe industrinë e mbrojtjes.

Mucunski theksoi se marrëdhëniet e mira dypalëshe ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Izraelit duhet të avancohen më tej dhe të përkthehen në projekte dhe forma konkrete bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët.

“Që nga formimi i Qeverisë, marrëdhëniet dypalëshe me Izraelin i kemi vendosur si një nga prioritetet e politikës sonë të jashtme”, deklaroi ministri.

Sipas tij, dinamika e shtuar e kontakteve politike gjatë periudhës së fundit dëshmon për përcaktimin e qartë të Qeverisë për thellimin e partneritetit me Izraelin.

Në këtë kuadër u përmendën edhe kontaktet e intensifikuara ndërmjet dy vendeve, përfshirë vizitën në janar të një delegacioni parlamentar të kryesuar nga deputetja Rashela Mizrahi, i cili zhvilloi takime me kryetarin e Knesetit, Amir Ohana, si dhe me përfaqësues të tjerë izraelitë.

Mucunski vlerësoi se vizita në Izrael dhe bisedimet e zhvilluara atje paraqesin një mundësi për të përforcuar më tej dinamikën pozitive në marrëdhëniet dypalëshe, veçanërisht përmes forcimit të lidhjeve ekonomike, rritjes së shkëmbimit turistik dhe hapjes së mundësive të reja për investime dhe bashkëpunim afarist.

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

E dhimbshme: Vëllai as sot nuk arrin ta takojë Jakup

November 20, 2026
Kosovë

“Disiplinohu pak, ministër”, Hoti përplaset me Muratin gjatë debatit për

November 20, 2026
Kosovë

Erërat e forta shkaktojnë dëme në Prizren (Video)

November 19, 2026
Kosovë

Ish-këshilltari i Donika Gërvallës ia mësyen pozitës së Avokatit të

November 19, 2026
Maqedoni

Mendi Qyra: Filozofia e BDI-së në Strugë: Të harrojmë çfarë

November 19, 2026
  • Botë 19
  • Kosovë 5217
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15559
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Mendi Qyra: Filozofia e BDI-së në Strugë: Të

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka reaguar ndaj zhvillimeve dhe akuzave lidhur me situatën e ujit të pijshëm

Maqedoni

Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Shabi Kurtishi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Shabi Kurtishi (i lindur më 1962), dhe u varros pas namazit të

Maqedoni

Nisin punimet për ndërrimin e pllakave të dëmtuara

Qyteti i Shkupit ka filluar punimet për sanimin dhe zëvendësimin e pllakave të dëmtuara e të thyera në hyrje të

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.