Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 “Ose të largohen ata, ose të largoheni ju nga Qeveria”, BDI ultimatum VLEN-it për qëndrimet e Stoilkoviqit
Maqedoni

“Ose të largohen ata, ose të largoheni ju nga Qeveria”, BDI ultimatum VLEN-it për qëndrimet e Stoilkoviqit

August 30, 2026

AA

Bashkimi Evtopian ka dënuar glorifikimin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq nga ana e Ivan Stoillkoviçit, ndërsa VLEN këtij të fundit nuk guxon t’ia përmend emrin duke mbetur një pyetje e rëndë për opinion publik, ka reaguar kështu BDI përmes një komunikate për media.

MARKETING


Description of image

BDI adreson kritikën ndaj VLEN-it, parti e cila sipas integristëve, jo vetëm që ka heshtur ndaj qëndrimeve dhe avancimeve me poste të larta shtetërore të partisë së Stoilkoviqit, por edhe i ka mbrojtur me vota në Kuvend.

Nuk duhet harruar, tehkson më tej BDI se, gjatë kësaj periudhe janë mundësuar zhvillime që dëshmojnë një depërtim gjithnjë e më të madh të strukturave dhe interesave të lidhura me projektin e “botës serbe” në vend.

Ivan Stoillkoviç madje e ka quajtur publikisht Republikën e Kosovës “Kosovo e Metohija”, ndërsa VLEN nuk nxori asnjë zë, thotë BDI.

Komunikata e plotë e BDI-së:

Edhe institucionet e Bashkimit Evropian kanë dënuar glorifikimin e kriminelit të luftës Ratko Mladiq, duke theksuar se glorifikimi i personave të dënuar për krime lufte është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me vlerat evropiane. Por kjo duket se nuk u intereson aspak Ivan Stoillkoviçit, partisë së tij dhe njerëzve të kësaj strukture politike, të cilët vazhdojnë të glorifikojnë e relativizojnë kriminelët më të mëdhenj të shekullit të kaluar në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa përballë kësaj, VLEN nuk guxon as t’ia përmendë emrin Ivan Stoillkoviçit. Kjo heshtje mbetet një pyetje e rëndë për opinionin publik, sidomos kur vetë Stoillkoviç ka deklaruar se përfaqësuesit e VLEN-it duhet të kenë kujdes, sepse dy-tri herë, sipas tij, i ka “shpëtuar nga turpi publik”. Prandaj pyetja është e pashmangshme: çfarë i lidh VLEN-in me Ivan Stoillkoviçin dhe pse nuk kanë guxim ta denoncojnë atë?

Që nga formimi i kësaj qeverie, Stoillkoviç dhe strukturat e tij politike janë shpërblyer me pozita të rëndësishme shtetërore. Pozita e zëvendëskryeministrit për implementimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, një dokument jetik për shqiptarët dhe komunitetet e tjera, i është besuar një strukture politike të lidhur me këtë orientim, ndërsa Dalibori, kuadër i afërt me Stoillkoviçin, është emëruar drejtor në Agjencinë për të Drejtat e Komuniteteve. Prej aty filloi një seri zhvillimesh dhe projektesh që ngrenë shqetësime serioze për depërtimin e projektit të ashtuquajtur “botë serbe” në Republikën e Maqedonisë së Veriut. VLEN, jo një herë, por disa herë, jo vetëm që ka heshtur, por ka mbrojtur Stoillkoviçin: me votë në Kuvend, duke mos lejuar që të kalojnë iniciativa për përgjegjësinë dhe shkarkimin e tij; me heshtje përballë sulmeve, sharjeve dhe ofendimeve të tij ndaj deputetëve shqiptarë; si dhe me propagandë, duke relativizuar, kamufluar dhe arsyetuar vendimet dhe veprimet e tij, madje duke u kthyer ashpër kundër shqiptarëve që e kundërshtojnë Stoillkoviçin.

Nuk duhet harruar se gjatë kësaj periudhe janë mundësuar zhvillime që dëshmojnë një depërtim gjithnjë e më të madh të strukturave dhe interesave të lidhura me projektin e “botës serbe” në vend. Janë parë aktivitete dhe marshime të strukturave ushtarake serbe, defilime dhe vizita të ministrave serbë në Maqedoninë e Veriut me deklarata provokuese se këto toka janë Serbi, si dhe ardhja e figurave të larta politike si Milorad Dodik. Në sektorin e energjetikës, drejtori i MEPSO-s, kuadër i VLEN-it, ka lidhur marrëveshje për projektin e largpërçuesit me Shqipërinë me kompani të afërta me Milorad Dodikun, duke ngritur shqetësime për depërtimin e këtij ndikimi edhe në sektorin strategjik të energjetikës. Alta Bank ka hyrë në sektorin bankar, MTL paraqitet si depërtim në sektorin e telekomunikimeve, ndërsa në fushën e mediave është themeluar televizion serb në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Së fundmi, Nedim Rama, i afërt me Izet Mexhitin dhe drejtues në NOMAGAS, ka nënshkruar marrëveshje me palën serbe për projektin e gazifikimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Nuk është rastësi që Parlamenti Evropian, jo një herë, por dy vite me radhë, ka ngritur shqetësimin se eksponentë të kësaj qeverie po promovojnë dhe ndihmojnë rritjen e ndikimit të “botës serbe” në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ivan Stoillkoviç madje e ka quajtur publikisht Republikën e Kosovës “Kosovo e Metohija”, ndërsa VLEN nuk nxori asnjë zë. Prandaj pyetja për VLEN-in është e thjeshtë: kur do të kërkoni largimin nga Qeveria të Ivan Stojilkoviçit dhe funksionarëve të tij, të cilët glorifikojnë Ratko Mladiqin dhe kriminelë të tjerë lufte? Nëse tek ju ka qoftë edhe një element të përgjegjësisë kombëtare shqiptare dhe përkushtimit ndaj vlerave evropiane, atëherë në këtë qeveri ose duhet të largohen ata që glorifikojnë kriminelët e luftës, ose duhet të largoheni ju. Por ju nuk po tregoni guxim për asnjërën. Sa më gjatë që heshtni, heshtja juaj nuk është neutralitet, por mbrojtje politike dhe bashkëpërgjegjësi. Sa më parë të shkoni në shtëpi, sepse me këtë heshtje dhe këtë nënshtrim politik, e keni mbuluar me turp përfaqësimin politik shqiptar.

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

E dhimbshme: Vëllai as sot nuk arrin ta takojë Jakup

November 20, 2026
Kosovë

“Disiplinohu pak, ministër”, Hoti përplaset me Muratin gjatë debatit për

November 20, 2026
Kosovë

Erërat e forta shkaktojnë dëme në Prizren (Video)

November 19, 2026
Kosovë

Ish-këshilltari i Donika Gërvallës ia mësyen pozitës së Avokatit të

November 19, 2026
Maqedoni

Mendi Qyra: Filozofia e BDI-së në Strugë: Të harrojmë çfarë

November 19, 2026
  • Botë 19
  • Kosovë 5217
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15559
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Mendi Qyra: Filozofia e BDI-së në Strugë: Të

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka reaguar ndaj zhvillimeve dhe akuzave lidhur me situatën e ujit të pijshëm

Maqedoni

Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Shabi Kurtishi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Shabi Kurtishi (i lindur më 1962), dhe u varros pas namazit të

Maqedoni

Nisin punimet për ndërrimin e pllakave të dëmtuara

Qyteti i Shkupit ka filluar punimet për sanimin dhe zëvendësimin e pllakave të dëmtuara e të thyera në hyrje të

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.