Gjendja e 13 vjeçarit ende kritike, Qyteti i Shkupit me masa për parandalimin e dhunës mes të rinjve
Trembëdhjetë vjeçari i cili u godit me thikë në fillimin e kësaj jave është ende në gjendje kritike. Kështu njoftoi ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski.
Sasho Klekovski , ministër i Shëndetësisë
“Është stabil por ende në gjendje rreziku për jetën. Nga ana pozitive, kinetika, lëvizja e zemrës është në rregull, por është ende në rrezik për jetën”.
Ndërkohë, në këtë periudhë kur dhuna mes bashkëmoshatarësh është rikthyer sërisht në qendër të vëmendjes, kryetari i Qytetit të Shkupit Orce Gjorgjievski bëri me dije se, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qyteti i Shkupit së shpejti do të prezantojnë masa që synojnë zvogëlojnë dhe parandalojnë dhunën midis bashkëmoshatarëve midis fëmijëve dhe nxënësve.
Orce Gjorgjievski, kryetar i Qytetit të Shkupit
“Ndonjëherë do të thoja se faji është i disa fëmijëve, por shumë më shpesh është faji i prindërve, të cilët për fat të keq lejojnë që fëmijët të sillen në një mënyrë të tillë. Por ne do të bëjmë çmos për të ndihmuar në këtë proces. Ju e dini që si kryetar i Qytetit të Shkupit, një nga gjërat që kam bërë në periudhën e kaluar është që të mos kenë telefona të pranishëm gjatë orëve të mësimit në shkollat e mesme”.
Trembëdhjetë vjeçari u godit me thikë në zemër nga një bashkëmoshatar i tij, ndërsa ngjarja ndodhi në Çair. Për këtë ngjarje, policia ndaloi 5 persona, ndërsa u caktua paraburgim për e vëllain e 13 vjeçarit që e sulmoi bashkëmoshatarin.
Emine Ismaili /SHENJA/
