Virusi i Nilit Perëndimor: Mbi 130 raportime për shpendë të ngordhur në AUV brenda katër ditësh
Më shumë se 130 raportime për shpendë të ngordhur janë pranuar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë brenda vetëm katër ditësh.
Deri tani, prania e virusit të etheve të Nilit Perëndimor është konfirmuar te tre korba të ngordhur. Dy prej tyre janë gjetur në Shkup, ndërsa një në Resnjë.
Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bëjnë të ditur se një pjesë e shpendëve të raportuar kanë qenë në fazë të avancuar të dekompozimit, për çka nuk ka qenë e mundur të merren mostra për analiza laboratorike.
Mbikëqyrja epidemiologjike dhe veterinare po vijon në të gjithë territorin e vendit. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet kur vërejnë një numër të madh shpendësh të ngordhur në të njëjtin vend, veçanërisht nëse kjo ndodh brenda një periudhe të shkurtër.
