“E ndjej veten plotësisht të pafajshëm”, deklarata e parë e Shehollit në seancë
Fatmir Sheholli është deklaruar i pafajshëm në seancën gjyqësore që po mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku ai akuzohet për veprat penale: “Spiunazh” dhe “Shantazh”.
Gjatë deklarimit të tij para trupit gjykues, Sheholli ka thënë se nuk e pranon fajësinë për akuzat që rëndojnë ndaj tij.
“E ndjej veten plotësisht të pafajshëm”, ka deklaruar Sheholli në sallën e gjyqit.
Seanca ndaj tij po vazhdon me procedurat e parapara gjyqësore./IndeksOnline/