Kryeministri i gatshëm për zgjedhje nëse i kërkon opozita
Kryeministri Hristijan Mickoski e ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e VMRO-DPMNE-së për sa i përket zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. I pyetur lidhur me këtë Mickoski tha se, nëse opozita paraqet në Kuvend kërkesë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, VMRO-DPMNE-ja do ti përgjigjet pozitivisht dhe do ti fitojë zgjedhjet.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Unë tashmë i jam përgjigjur kësaj pyetjeje. Kjo Qeveri e ka marrë besimin e qytetarëve për ta udhëhequr vendin gjatë gjithë mandatit katërvjeçar. Zgjedhjet e rregullta janë caktuar për prill të vitit 2028. Opozita, nëse paraqet kërkesë në Kuvend, ja, kemi një opozitë të bashkuar. Këtu është koalicioni i udhëhequr nga BDI-ja, si dhe koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja dhe LEVICA. Ne jemi këtu, do ti përgjigjemi pozitivisht, do ti mbajmë zgjedhjet dhe do ti fitojmë”.
Partitë opozitare vazhdimisht kanë deklaruar se janë të gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Si nga BDI si nga LSDM dhe LEVICA kanë treguar se janë PRO zgjedhjeve të parakohshme.
BDI pretendon se partitë veç më kanë zhvilluar kontakt në lidhje me këtë temë dhe sipas tyre, VMRO nuk ka shfaqur shumë rezistencë. Por, nga VMRO kanë përgënjeshtruar një gjë të tillë. E nga ana tjetër, LSDM akuzon se, VMRO dhe BDI kanë marrëveshje për zgjedhje. Ata janë pro zgjedhjeve, por thonë se çështja e zgjedhjeve nuk është çështje e dëshirës së kryeministrit, por e marrëveshjeve dhe interesave politike.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/