Protestuesit nisin të mblidhen para Qeverisë
Qytetarë të shumtë kanë nisur të mblidhen edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të protestuar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protesta është thirrur me moton “Jo në emrin tim”, ndërsa qytetarët po vazhdojnë të mblidhen në shesh, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit.

Protesta pritet të nis në ora 21:00.
Kujtojmë që OVL E UÇK-së ka thirrur për nesër protestë gjithëpopullorë në Prishtinë nga ora 12:00. /IndeksOnline/

