Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Kuvendit i Mitrovicës nxjerrë deklaratë ndaj Speciales: “JO NË EMRIN TIM!” – Kryetari Peci nuk merr pjesë në mbledhje e as në foto të përbashkët
Kosovë

Kuvendit i Mitrovicës nxjerrë deklaratë ndaj Speciales: “JO NË EMRIN TIM!” – Kryetari Peci nuk merr pjesë në mbledhje e as në foto të përbashkët

September 18, 2026

AA

Kuvendi i Komunës së Mitrovicës ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme, ku përmes një deklarate ka shprehur mospajtimin e tij të thellë me aktgjykimi dënues ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, raporton Veriu.info.

Përmes kësaj deklarate, Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka thënë se mesazhi i qytetarëve është “JO NË EMRIN TIM!”

Ndryshe, në këtë seancë nuk ka marrë pjesë kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, sikurse që nuk ka dalë as në foton e përbashkët pas mbledhjes së Kuvendit të bërë para objektit të Komunës.

Postimi i Safet Kamberi (LDK) – Kryesues i Kuvendit Komunal:

Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Jugut, në mbledhjen e mbajtur më datë 18.09.2026, nxjerrë këtë:

DEKLARATË

Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Jugut, duke respektuar pavarësinë e gjyqësorit, shpreh mospajtimin e tij të thellë me aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026, ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Kuvendi i Komunës rithekson se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte vazhdimësi e luftës për liri dhe çlirim, e lindur nga rrethanat e rënda të represionit, dhunës, vrasjeve dhe dëbimit të popullsisë shqiptare të Kosovës.

Kuvendi konsideron se, për një dënim penal të kësaj peshe, përgjegjësia personale e secilit të akuzuar duhet të provohet me prova të qarta, konkrete, bindëse dhe përtej çdo dyshimi të arsyeshëm.

Kuvendi shpreh shqetësimin e tij se përgjegjësia penale individuale nuk duhet të ndërtohet mbi supozime, përgjithësime, dëshmi të tërthorta apo mbi lidhje të nxjerra nga pozita politike dhe ushtarake që individët kanë mbajtur gjatë luftës.

Kuvendi vlerëson se vetë Trupi Gjykues ka shpallur të akuzuarit të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit, pasi është konstatuar se Prokuroria nuk kishte arritur të provonte përtej dyshimit të arsyeshëm ekzistencën e një sulmi të përhapur ose sistematik kundër popullatës civile. Po ashtu, pafajësi janë dhënë lidhur me një numër incidentesh të tjera të pretenduara.

Për Kuvendin e Komunës së Mitrovicës së Jugut, kjo dëshmon rëndësinë themelore që standardi “përtej dyshimit të arsyeshëm” duhet të zbatohet me të njëjtin rigorozitet për çdo akuzë, çdo formë përgjegjësie dhe ndaj secilit të akuzuar veçmas.

Kuvendi konsideron se, kur pas një procesi shumëvjeçar mbeten paqartësi serioze mbi lidhjen konkrete të individit me veprën penale, këto paqartësi nuk mund të plotësohen me perceptime, dëshmi indirekte apo me përgjegjësi të nxjerrë vetëm nga hierarkia organizative.

Për këtë arsye, Kuvendi shpreh qëndrimin se, nëse përgjegjësia individuale e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nuk është provuar përtej dyshimit të arsyeshëm me prova bindëse dhe të drejtpërdrejta për elementet përkatëse të veprave penale, rezultati juridik duhet të ishte shpallja e tyre të pafajshëm.
Kuvendi i Komunës shpreh solidaritet me familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, si dhe me të gjithë ata që këtë proces e kanë përjetuar me dhimbje dhe shqetësim.

U bën thirrje qytetarëve të Mitrovicës dhe të gjithë Kosovës që, përkundër dhimbjes dhe emocioneve të forta, të ruajnë qetësinë, dinjitetin dhe unitetin, duke shprehur qëndrimet e tyre në mënyrë paqësore dhe institucionale.

Në fund, duhet të theksojmë se aktgjykimi i shkallës së parë nuk është fundi i procesit. Procedura e ankimimit është pjesë e drejtësisë dhe ne duhet të shprehim pritjen që aty të shqyrtohen me kujdes të gjitha pretendimet, provat dhe çështjet që lidhen me përgjegjësinë individuale.

Duke pasur parasysh se vendimi u shpall me formulimin “Në emër të popullit të Kosovës”, Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Jugut përcjell qartë mesazhin e qytetarëve të saj:

“JO NË EMRIN TIM!”

Kjo është shprehje e mospajtimit me këtë dënim dhe e të drejtës për të kërkuar drejtësi për udhëheqësit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Kushtetuesja pret gjyqtarin e fundit për të vendosur për “Gjuhën

November 13, 2026
Maqedoni

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari: “Nuk mund t’i kesh edhe

November 13, 2026
Kosovë

Ratifikohen katër marrëveshje ndërkombëtare, tri me Suedinë e një me

November 13, 2026
Maqedoni

SHASIVARI HAP PROCESIN LIGJVËNËS NDAJ PUBLIKUT-KODI I RI PENAL DHE

November 13, 2026
Maqedoni

Maqedonia e Veriut renditet e 41-ta në Evropë për GDP-në

November 13, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5164
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15480
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Kushtetuesja pret gjyqtarin e fundit për të vendosur

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski thotë se e presin gjyqtarin e fundit për t’u kompletuar përbërja e gjykatës pas

Maqedoni

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari: “Nuk mund t’i

INA: Ministër Shasivari, debati për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe po shoqërohet me reagime politike. Cili është komenti juaj?

Kosovë

Ratifikohen katër marrëveshje ndërkombëtare, tri me Suedinë e

Kuvendi i Kosovës në vazhdimin e seancës që po mbahet të premten ka ratifikuar katër marrëveshje ndërkombëtare. Ato kanë marrë

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.