Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur
Kosovë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026

AA

Nga Mero Baze

Një nga arsyet themelore që çoi në krijimin e Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë, ose “mekanizmit të posaçëm”, ishte nevoja që pretendimet e ngritura në raportin e Dick Marty-t të Europës të mos mbeteshin akuza politike apo konstatime të një raporti parlamentar, por t’i nënshtroheshin një hetimi penal të pavarur dhe, aty ku hetimi prodhonte prova të mjaftueshme, një procesi gjyqësor.

Vetë Gjykata e thotë në faqen e saj se juridiksioni i saj lidhet me krimet që kanë lidhje me pretendimet e raportuara në Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të 7 janarit 2011.

Fillimisht këtë detyrë e mori SITF-ja, Task Forca Hetimore Speciale, ndërsa Dhomat e Specializuara u krijuan më pas si institucioni gjyqësor ku do të shqyrtoheshin çështjet që rezultonin nga këto hetime.

Në zemër të raportit të Dick Marty-t ishte akuza për veprimtari kriminale të UÇK-së, trafiku i organeve, Shtëpia e Verdhë dhe një sërë faktesh të inskenuara që kalonin dhe fantazinë e regjisorëve më të mirë të Hollywood-it.

Kjo ishte arsyeja që nga raporti u shkua tek një rezolutë e Asamblesë Parlamentare, pastaj tek Prokurori Special dhe më pas tek Gjykata Speciale.

Tani që Gjykata Speciale e dha verdiktin e saj, e vetmja gjë që nuk përmendet janë arsyet përse ajo ishte krijuar.

Ato janë rrëzuar në start dhe nuk përmenden më as trafiku i organeve, as krimet masive ndaj serbëve dhe as shpikjet e shefave të policisë serbe që janë hartues të atij raporti.

Natyrisht që kjo është një fitore e madhe për Kosovën dhe një triumf i së vërtetës ndaj gënjeshtrave që u ngritën në sistem institucional, dhe kur një proces hetimi i bie arsyes për të cilën ka filluar, ai në fakt duhet të shpallet i mbyllur.

Krimet ndaj personit, apo gjetje të tjera kriminale që prokurori Smith dhe kolegët e tij pretendojnë që kanë gjetur për ish-krerët e UÇK-së, mund t’ia delegonin në këtë rast Prokurorisë së Kosovës, pasi ata nuk u krijuan për ta dubluar atë, por për të hetuar akuzat e mëdha që trondisnin themelin e arsyes për të cilën nisi lufta në Kosovë.

Devijimi nga akuza të përbindshme, nga trafikim organesh dhe krime kundër njerëzimit, në krime ndaj personit, dhe shpallja grup kriminal e katër udhëheqësve të UÇK-së, është një gjah i dalë rrugës, i paverifikueshëm në standardin që kërkon një akuzë kaq brutale për disa figura politike.

Pra, Dick Marty, Rezoluta e Këshillit të Europës apo dhe vetë krijimi i Gjykatës Speciale patën qëllim të vrisnin Kosovën, por meqë nuk gjetën asnjë fakt, po përpiqen të vrasin rrugës udhëheqësit e UÇK-së. Kjo është të dalësh për gjah të vrasësh një ari, e meqë nuk mund ta vrasësh atë, vret ç’të dalë para. Arsyet për të cilat Gjykata u ngrit vdiqën para përfundimit të gjyqit.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Ahmeti takoi delegacionin e IRI-t, vlerëson bashkëpunimin shumëvjeçar

November 13, 2026
Maqedoni

Hoxha: S’jam marrë vesh me Ahmetin për interesa personale

November 13, 2026
Maqedoni

Kushtetuesja pret gjyqtarin e fundit për të vendosur për “Gjuhën

November 13, 2026
Maqedoni

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari: “Nuk mund t’i kesh edhe

November 13, 2026
Kosovë

Ratifikohen katër marrëveshje ndërkombëtare, tri me Suedinë e një me

November 13, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5164
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15482
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Ahmeti takoi delegacionin e IRI-t, vlerëson bashkëpunimin shumëvjeçar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka njoftuar përmes një postimi publik se ka pritur sot në

Maqedoni

Hoxha: S’jam marrë vesh me Ahmetin për interesa

Nënkryetari i BDI-së, Arijanit Hoxha, në emisionin e Sefer Tahirit, “Dialog te Lajmi”, ndër të tjera, ka folur edhe për

Maqedoni

Kushtetuesja pret gjyqtarin e fundit për të vendosur

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski thotë se e presin gjyqtarin e fundit për t’u kompletuar përbërja e gjykatës pas

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.