Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Pacientët nuk do të enden më nga sporteli në sportel, të gjitha analizat dhe terapitë do të jenë te mjeku
Maqedoni

Pacientët nuk do të enden më nga sporteli në sportel, të gjitha analizat dhe terapitë do të jenë te mjeku

September 21, 2026

AA

Ministria e Shëndetësisë prezantoi sot në Qeveri Strategjinë për Shëndetësi Dixhitale 2026–2030, e cila synon që deri në vitin 2030 çdo qytetar të ketë qasje në të dhënat e veta shëndetësore, ndërsa mjekët të kenë në dispozicion informacionin e plotë për pacientin në momentin e trajtimit.

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, tha se sistemi aktual është funksional, por i fragmentuar, pasi platformat dhe regjistrat ekzistues nuk shkëmbejnë në mënyrë të plotë të dhënat mes tyre.

“Sot pacienti e bart historinë e tij nga sporteli në sportel. Rezultati nga laboratori privat, incizimi i bërë në një spital tjetër dhe terapia e përshkruar jashtë zinxhirit të referimit shpesh nuk janë para mjekut kur ai merr vendimin për trajtimin”, deklaroi Klekovski.

Sipas strategjisë së re, të dhënat shëndetësore do ta ndjekin pacientin nga mjeku amë te specialisti, spitali, laboratori dhe farmacia. Kjo do të mundësojë që pacientët të mos e përsërisin vazhdimisht historinë e tyre mjekësore dhe të shmangen përsëritjet e panevojshme të analizave.

Përmes portalit të përditësuar “Moje zdravje”, qytetarët do të mund të kenë qasje në dosjen e tyre shëndetësore, krahas shërbimeve që tashmë janë në dispozicion, si terminet dhe recetat elektronike. Në fazat e ardhshme parashikohen edhe konsultimet në distancë.

Pacientët do të mund të shohin se kush i ka hapur të dhënat e tyre, të kërkojnë korrigjimin e gabimeve, të autorizojnë një përfaqësues dhe të japin ose të tërheqin pëlqimin për përdorimin e të dhënave. Këto të drejta pritet të rregullohen me ligj.

Strategjia parashikon gjithashtu bazë ligjore për tele-mjekësinë, ndërsa pacientët me sëmundje kronike do të mund të monitorohen në distancë, veçanërisht në zonat rurale ku qasja në specialistë është më e kufizuar.

Shërbimet dixhitale do të përshtaten edhe për personat me aftësi të kufizuara, ndërsa për të moshuarit dhe qytetarët që nuk përdorin shërbime dixhitale do të vazhdojnë të jenë të disponueshme edhe mënyrat tradicionale të ofrimit të shërbimeve.

Strategjia përmban 5 prioritete, 38 masa dhe 152 aktivitete. Gjatë viteve 2026–2027 parashikohet krijimi i bazës ligjore, institucionale dhe teknike, ndërsa zbatimi kryesor, përfshirë përditësimin e “Moje zdravje”, është planifikuar për periudhën 2028–2029.

Strategjia është harmonizuar me Hapësirën Evropiane të të Dhënave Shëndetësore, që në të ardhmen do t’u mundësojë qytetarëve, pas anëtarësimit të vendit në BE, që të dhënat e tyre shëndetësore të jenë të qasshme edhe kur marrin trajtim në një shtet tjetër anëtar.

Strategjia është përgatitur në kuadër të projektit “Përmirësimi i sistemit të e-shëndetësisë”, të financuar nga Bashkimi Evropian përmes IPA III. Pas konsultimit të sotëm, komentet pritet të përfshihen në versionin e rishikuar, i cili më pas do t’i dorëzohet Qeverisë për miratim.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Ahmeti takoi delegacionin e IRI-t, vlerëson bashkëpunimin shumëvjeçar

November 13, 2026
Maqedoni

Hoxha: S’jam marrë vesh me Ahmetin për interesa personale

November 13, 2026
Maqedoni

Kushtetuesja pret gjyqtarin e fundit për të vendosur për “Gjuhën

November 13, 2026
Maqedoni

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari: “Nuk mund t’i kesh edhe

November 13, 2026
Kosovë

Ratifikohen katër marrëveshje ndërkombëtare, tri me Suedinë e një me

November 13, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5164
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15482
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Ahmeti takoi delegacionin e IRI-t, vlerëson bashkëpunimin shumëvjeçar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka njoftuar përmes një postimi publik se ka pritur sot në

Maqedoni

Hoxha: S’jam marrë vesh me Ahmetin për interesa

Nënkryetari i BDI-së, Arijanit Hoxha, në emisionin e Sefer Tahirit, “Dialog te Lajmi”, ndër të tjera, ka folur edhe për

Maqedoni

Kushtetuesja pret gjyqtarin e fundit për të vendosur

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski thotë se e presin gjyqtarin e fundit për t’u kompletuar përbërja e gjykatës pas

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.