Kurti takon Erdoganin në Nju Jork
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur sot në Nju Jork kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Takimi është zhvilluar në kuadër të vizitës së dy krerëve shtetëror në Nju Jork për pjesëmarrjen në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të 81-të të Kombeve të Bashkuara.
Lajmin e ka bërë të ditur edhe Partia AK përmes një njoftimi.
Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura. Sipas raportimeve të mediave turke, në fokus kanë qenë marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale. /Zyrtare.net/