Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Kurti takohet me Erdoganin, flet edhe për aktgjykimin e Speciales
Kosovë

Kurti takohet me Erdoganin, flet edhe për aktgjykimin e Speciales

September 22, 2026

AA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York me një takim me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Përmes një postimi, Kurti ka thënë se gjatë takimit e ka falënderuar presidentin turk për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës në proceset e ndërtimit të shtetit, zhvillimit, diplomacisë dhe fuqizimit ushtarak.

“Presidentin Erdoğan e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë përgjatë gjithë etapave të ndërtimit të shtetit të Kosovës, zhvillimit të tij, në diplomaci sikurse edhe për fuqizimin tonë ushtarak, bashkëpunimin në vënien e themeleve të industrisë sonë të mbrojtjes dhe përkrahjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO”, ka shkruar Kurti.

Sipas Kurtit, marrëdhëniet tregtare ndërmjet Kosovës dhe Turqisë janë forcuar, ndërsa shkëmbimi tregtar mes dy vendeve ka arritur vlerën prej 1 miliard dollarësh.

Ai ka theksuar se synimi është që ky bashkëpunim të zgjerohet edhe më tej, duke përmendur edhe rritjen e investimeve turke në Kosovë.

“Po ashtu, janë rritur edhe investimet në Kosovë ku së fundmi kemi nisjen e fabrikës së re të municionit në Gjakovë dhe Parkun e Energjisë së Erës në Rahovec që janë në bashkëpunim me kompani nga Turqia”, ka deklaruar Kurti.

Gjatë takimit, kryeministri kosovar ka shprehur mirënjohje edhe për rolin e Turqisë në misionin e KFOR-it dhe kontributin e saj në sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.

Në këtë kuadër, Kurti ka vlerësuar profesionalizmin e gjeneralmajorit Özkan Ulutaş gjatë dy mandateve të tij si komandant i forcave të NATO-s në Kosovë.

Kurti ka bërë të ditur se me presidentin Erdoğan ka diskutuar edhe për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Ai e ka cilësuar vendimin si “të padrejtë juridikisht dhe moralisht dhe të pasaktë historikisht dhe faktikisht”, duke theksuar se, sipas tij, ai duhet të korrigjohet në procedurën e apelit.

“Me Presidentin Erdoğan diskutuam edhe për aktgjykimin e padrejtë juridikisht dhe moralisht dhe të pasaktë historikisht dhe faktikisht, të shpallur javën e kaluar nga Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, e që patjetër duhet të korrigjohet në Apel”, ka shkruar Kurti.

Diskriminimi i shqiptarëve në Preshevë

Një tjetër çështje e diskutuar gjatë takimit, sipas Kurtit, ishte edhe trajtimi i komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës nga institucionet e Serbisë.

Kurti ka thënë se, së bashku me kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani, kanë ngritur shqetësimet për diskriminimin e vazhdueshëm dhe sistematik ndaj shqiptarëve atje.

Ai ka përmendur pasivizimin e adresave, mosnjohjen e diplomave dhe nënpërfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore të Serbisë.

“Simetria e të drejtave të komuniteteve në vendet tona përkatëse është qasja dhe mënyra e domosdoshme për trajtim të drejtë dhe barabartë”, ka theksuar Kurti.

Në fund të takimit, kryeministri Kurti ka thënë se Kosova dhe Turqia do të vazhdojnë të thellojnë marrëdhëniet miqësore, si dhe bashkëpunimin ekonomik e tregtar.

Ai ka bërë të ditur se e ka ftuar presidentin Erdoğan për vizitë në Republikën e Kosovës.

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të heshtim përballë

November 15, 2026
Kosovë

Deputetja Osmani: Arlindën e lanë në duart e vde’kjes kurse

November 14, 2026
Kosovë

Prokuroria jep detaje për rastin e lopës në oborrin e

November 14, 2026
Maqedoni

Tragjedi pranë Tunelit të Murrizit, përplasen dy makina, dy viktima

November 14, 2026
Maqedoni

Muhamed Ali: Në Qendrën për Menaxhim me Kriza janë punësuar

November 14, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5170
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15490
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Kosovë

Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të

Ismet Beqiri ka komentuar zhvillimet e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se, të jesh pjesë e kësaj

Kosovë

Deputetja Osmani: Arlindën e lanë në duart e

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka kritikuar ashpër institucionet pasi u raportua për arrestimin e një personi pasi lopa e

Kosovë

Prokuroria jep detaje për rastin e lopës në

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë hollësi lidhur me rastin e pronarit të lopës që hyri në oborrin e Degës

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.